A vdiq Isai (a.s.) për gjynahet tona?
Sipas shumicës së medh’hebeve të krishtera, Ademi (a.s.) dhe Havaja vepruan një gjynah duke kundërshtuar Allahun dhe përgjegjësia e këtij gjynahu ka kaluar ndër breza, prandaj i gjithë njerëzimi është mallkuar me këtë gjynah fillestar. Sipas këtij besimi, nuk do të ketë shpëtim për ata të që nuk besojnë se Allahu ka dërguar birin e tij që të vritet, duke u kryqëzuar në kryq, si shlyerje të këtij gjynahu.
Muslimanët nuk e pranojnë besimin se Isai (a.s.) vdiq që të pastrohen gjynahet tona dhe që ne të na fali Allahu. Përkundër doktrinës së krishterë, e cila thotë se njeriu në natyrën e tij është i keq (për shkak të gjynahut fillestar), Islami predikon se të gjithë njerëzit lindin pa gjynahe, por mund të bëhen gjynahqarë më pas, nëse kryejnë gjynahe me vetëdije. Andaj sipas Islamit nuk ka gjynah fillestar.
Koncepti i gjynahut në Islam është i tillë që gjynahu i dikujt nuk mund ti kalohet dikujt tjetër, e njëjta gjë vlen edhe për sevapet (shpërblimin e punëve të mira). Duke qenë se Allahu nuk është i padrejtë, secili është përgjegjës vetëm për veprën e tij. Kur’ani Famëlartë sqaron se individët janë njerëz të lirë, të cilët përgjigjen vetëm për veprat e veta. Pra, duke qenë se nuk bëhet fjalë për diçka që quhet gjynah fillestar, nuk ka nevojë as për shpëtim prej diçkaje të tillë.
6