Çfarë besojnë muslimanët?

1. Një Krijues: Muslimanët besojnë vetëm Allahun, i cili është një Krijues i vetëm, pa ortak dhe pa të ngjashëm, është i mëshirshëm, krijues i vetëm i gjithësisë, furnizues me të mira dhe mirëbërës. Kur muslimanët flasin për Krijuesin preferojnë të përdorin fjalën Allah, e cila vjen nga arabishtja. Sepse kjo fjalë nuk ka as shumës, as gjini apo trajta të tjera, të cilat mund të nënkuptojnë idhujtari (si psh: zota, perëndesha, gjysëm zota etj.).
2. Melekët: Muslimanët besojnë se Allahu ka krijuar melaiket, si krijesa që nuk mund të bëjnë gjynahe dhe se ata janë pa gjini.
3. Pejgamberët: Muslimanët besojnë se Allahu ka dërguar të dërguar dhe pejgamberë tek çdo popull; ata i besojnë me gjithë zemër edhe pejgamberët e përmendur në Inxhil (Ungjill) si: Ademin, Is’hakun, Musain, Davudin dhe Isain (a.s.), për të cilët ka folur gjithashtu edhe Kur’ani. Të gjithë pejgamberët janë njerëz si ne, por duke qenë se janë dërguar për tu marrë shembull nga të tjerët, ata nuk kanë kryer gjynahe. Muslimanët Isain e shohin si pejgamber, besojnë në mrekullinë e lindjes së tij nga një nënë e virgjër dhe e respektojnë atë. Emri i tij është përmendur në Kur’an rreth njëqind herë.
4. Librat: Të besosh Kur’anin, si fjala e fundit hyjnore dhe Librat e Shenjtë të zbritur para tij, përbën njërën prej bazave të besimit Islam. Kur’ani i është shpallur Pejgamberit të fundit, Muhammedit (s.a.s.) nëpërmjet Xhebrailit (a.s.). Kur’ani i pranon shpalljet e mëhershme të Allahut, të dërguara njerëzimit me anë të pejgamberëve dhe korigjon deformimin e fjalës hyjnore, si pasojë e ndërhyrjeve njerëzore në to. 
5. Kaderin dhe Kadanë: Çdo gjë bëhet me urdhërin e Allahut dhe Ai është Krijuesi i çdo gjëje. Po ashtu, vetë Allahu i ka dhënë njeriut lirinë e zgjedhjes, duke i falur atij vullnet të lirë. Allahu ka krijuar të mirën dhe të keqen sipas zgjedhjes së lirë të njeriut. Nëse njeriu vendos të bëjë të mirën, Allahu krijon të mirën, po ashtu, nëse vendos të bëjë të keqen, Allahu krijon të keqen. Siç kuptohet edhe nga shprehja “E mira dhe e keqja janë prej Allahut”, pra, e mira dhe e keqja ekzistojnë sepse i krijon Allahu.
6. Ditën e Ahiretit: Besimi në jetën e ahiretit do të thotë të besosh ditën e llogarisë, të besosh se të mirët do të shpërblehen dhe të këqijtë do të dënohen, të besosh ringjalljen pas vdekjes dhe se do ti jepet llogari Allahut për çdo gjë të vepruar mbi sipërfaqen e tokës.

2