Veçoritë Morale
Si një njeri me sjellje të thjeshtë, ai nuk fliste ashpër dhe me fjalë të papërshtatshme. Kur ndodhej përballë një dukurie të shëmtuar, negative apo të pamoralshme, largohej prej aty ose e urrente atë. Asnjëherë nuk e ngrinte zërin, të keqen që i bëhej nuk e kthente me të keqe. Motoja e tij ishte mos bëni padrejtësi, por as mos lejoni t’ju bëjnë padrejtësi. Asnjëherë nuk ka kundërshtuar urdhërat e Allahut. Kur i jepej mundësia për të zgjedhur, zgjidhte më të lehten, përsa kohë nuk ishte në kundërshtim me vullnetin e Allahut. Ishte aq i thjeshtë sa që gatuante në shtëpi dhe ndihmonte në pastrimin e saj. Fliste vetëm në lidhje me çështjet që kishin të bënin me të. Sillej me thjeshtësi me njerëzit dhe bënte që ata të ndiheshin të qetë pranë tij. Çdo gjë që posedonte, e ndante me të tjerët me bujari. Ishte i ekuilibruar. Kur ishte i ulur nuk çohej asnjëherë para mysafirëve dhe nuk largohej para se të largoheshin ata. Ishte i durueshëm ndaj atyre që e mundonin duke i shkaktuar vështirësi. Prandaj, gjithkujt i pëlqente që të gjendej në një ambjent me të. Ishte shumë i dhembshur, nuk ishte kurrë i ashpër dhe as lakmitar. Nuk e pranonte në asnjë mënyrë lëvdatën që nuk e meritonte.
2