THIRRJA E FUNDIT E PEJGAMBERIT TË FUNDIT MUHAMMEDIT (S.A.S.) DREJTUAR NJERËZIMIT

Muhammedi (s.a.s.), në vitin 632, pak kohë para se të ndërronte jetë, shkoi në Mekke për të bërë haxhin, njërin prej adhurimeve kryesore të Islamit. Atij, në këtë udhëtim të bekuar, iu bashkangjitën edhe shumë prej sahabeve të tij. Ditën e 8 marsit të vitit 632, në Arafat, ai iu drejtua me një fjalim përafërsisht 124.000 muslimanëve dhe nëpërmjet tyre mbarë njerëzimit. Ky fjalim i Pejgamberit të fundit Muhammedit (s.a.s.), të cilin e mbajti mbi devenë e tij, është një deklaratë e të drejtave të njeriut që do të mbetet si këshillë për mbarë njerëzimin, deri në kijamet.

1