Riformatimi i Shoqerisë

Muhammedi (s.a.s.) beri të mundur që në shoqëri të ndodhnin ndryshime të mëdha:
Ishte mbrojtës i të drejtave të femrës. Anulloi “pronësinë” e burrit mbi bashkëshorten. I dha femrës të drejtën e pronës dhe trashëgimisë, si dhe të drejtën e zgjedhjes së bashkëshortit apo të refuzimit të kandidatit për bashkëshort.
Ishte mbrojtësi i jetimëve dhe mundësoi mirësjelljen e njerëzve ndaj tyre. Ja njëri prej haditheve më të përhapura: “Shtëpia më e mirë është ajo shtëpi brenda së cilës ka mirësjellje ndaj jetimit, ndërsa shtëpia më e ligë është ajo shtëpi brenda së cilës keqtrajtohet një jetim.” 
Muhammedi (s.a.s.) ishte mik i mjedisit. Për shembull, sa herë që bënte pushim gjatë një udhëtimi, ngarkonte dikë prej sahabeve që të mblidhte mbetjet, para se të largoheshin.
Ka ndaluar që kafshët të mbingarkohen dhe ka porositur që të sillemi me mëshirë ndaj çdo kafshe.
Njerëzit rreth tij i mësonte që ta duan dhe ta mbrojnë natyrën, i ka urdhëruar ata që të mbjellin pemë qoftë edhe ditën kur po ndodh kijameti. Ka ndaluar që të dëmtohet natyra, sidomos pemët, edhe në luftë e sipër.
Ka treguar interes të madh për shëndetin e shoqërisë. Ka punuar për të asgjësuar alkoolin, lëndët narkotike, skllavërinë dhe bixhozin (kumarin).

3