A është Isai (a.s.) Zot apo bir i Zotit?
Muslimanët nuk e pranojnë Isain (a.s.) as si Zot dhe as si bir të Zotit. Ata e shohin atë, ashtu si të gjithë pejgamberët e tjerë, si një njeri normal, i cili u përzgjodh në mënyrë hyjnore, për të përhapur ndër bijtë e Izraelit mesazhin e Allahut. Islami thekson konceptin e Njësimit të Allahut dhe ndalon përshkrimin e ortakëve për Allahun. Në Kur’anin Famëlartë thuhet: “Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, Ai ju ka dhënë bashkëshorte nga vetja juaj për t’ju shumuar, si dhe bagëti në çifte. Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (Shura: 11), “Ai (Allahu) as nuk lind (nuk është baba i dikujt), as nuk është i lindur (nuk është bir i dikujt).” (Ihlas: 3).
4