A u kryqëzua Isai (a.s.) në kryq?

Të krishterët, të cilët besojnë trinitetin e shenjtë, besojnë se Isai (a.s.), për të cilin mendojnë se erdhi në këtë botë dhe u kryqëzua për shkak të gjynaheve tona dhe se më pas u ringjall dhe qëndron në xhennet deri ditën kur do të kthehet përsëri në dynja, është Zot, apo bir i Zotit.
Muslimanët besojnë se Isai (a.s.) nuk ka vdekur në kryq. Allahu e shpëtoi atë, ndërsa personi që u kryqëzua në kryq, ishte dikush tjetër. Në Kur’anin Famëlartë thuhet: “(I vulosëm zemrat e tyre) edhe për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë, por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (Nisa: 157-158).
Në lidhje me shpjegimin e shprehjes “ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur”, në ajetin më sipër, ka mendime të ndryshme. Sipas mendimit të pranuar nga shumica e Muslimanëve, Isai (a.s.) nuk ka vdekur fare si një njeri normal, por jeton ende në xhennet me trupin e tij të gjallë. Ndërsa sipas mendimit tjetër, Isai (a.s.) ka vdekur por jo duke u kryqëzuar. Ndërsa shprehja “Allahu e ka ngritur pranë Vetes” është komentuar që Allahu e ka shpëtuar Isain (a.s.) prej atyre që donin ta vrisnin.

5