THIRRJA E FUNDIT E PEJGAMBERIT TË FUNDIT MUHAMMEDIT (S.A.S.) DREJTUAR NJERËZIMIT broshurë


abstrakte

Kjo broshurë ka të bëjë me “Hutben e Lamtumirës”, fjalimin e fundit të Pejgamberit (s.a.s.) drejtuar të gjithë muslimanëve në Mekë. Ky fjalim drejtuar muslimanëve është një deklaratë e të drejtave të njeriut që përfshin të drejtat dhe liritë themelore që shqetësojnë të gjithë njerëzit e botës. Në këtë hutbe, e cila është përmbledhje e Islamit, është deklaruar se të gjithë njerëzit janë të barabartë pavarësisht nga raca, ngjyra dhe klasa. Deklarohet gjithashtu paprekshmëria e pasurisë dhe e jetës, fundi i gjakmarrjes, shfuqizimi i kamatës (interesave), besnikëria ndaj amaneteve dhe borxheve, ndalimi i tradhtisë bashkëshortore dhe respektimi i të drejtave të grave.

THIRRJA E FUNDIT E PEJGAMBERIT TË FUNDIT MUHAMMEDIT (S.A.S.) DREJTUAR NJERËZIMIT

Muhammedi (s.a.s.), në vitin 632, pak kohë para se të ndërronte jetë, shkoi në Mekke për të bërë haxhin, njërin prej adhurimeve kryesore të Islamit. Atij, në këtë udhëtim të bekuar, iu bashkangjitën edhe shumë prej sahabeve të tij. Ditën e 8 marsit të vitit 632, në Arafat, ai iu drejtua me një fjalim përafërsisht 124.000 muslimanëve dhe nëpërmjet tyre mbarë njerëzimit. Ky fjalim i Pejgamberit të fundit Muhammedit (s.a.s.), të cilin e mbajti mbi devenë e tij, është një deklaratë e të drejtave të njeriut që do të mbetet si këshillë për mbarë njerëzimin, deri në kijamet.

1