Ç’ËSHTË ISLAMI?
Islam është një fjalë me origjinë nga arabishtja, e cila përkthehet “paqe” dhe “dorëzim”. Ndërsa musliman është personi i cili përpiqet t’i dorëzohet Allahut, duke arritur shpëtimin, si në këtë botë, ashtu edhe në tjetrën. Termi “Muhammedan”, i cili përdoret herë pas here në vend të fjalës Islam (musliman) është një përdorim i gabuar dhe në kundërshtim me thelbin e Islamit.
Islami është feja e fundit hyjnore, pas Hebraizmit dhe Krishterimit. Ajo është një fe që buron nga vahji (shpallja, revelata hyjnore), që fton në besimin e një Zoti të vetëm dhe që mbështetet tek udhëzimet e shpallura nga ana e Allahut tek pejgamberët e Tij, nëpërmejt vahjit. Feja Islame, Ibrahimin (a.s.), Musain, Sulejmanin dhe Isain (a.s.) i konsideron pejgamberë (të dërguar/profetë). Andaj, Islami është forma e plotësuar e së njëjtës së vërtete, të cilën Allahu e ka dërguar për çdo popull, duke e përkryer atë me anë të shpalljeve të dërguara tek të gjithë pejgamberët. (Ali Imran: 84).
Në vitin 610, Muhammedi (s.a.s.) veçohej në mënyrë sistematike në shpellën Hira ku kalonte një pjesë të kohës, për të medituar aty duke u larguar nga rrëmuja dhe zhurma e Mekkes, qytetit të tregëtisë. Duke qenë se Muhammedi (s.a.s.) sillej gjithmonë me drejtësi dhe sinqeritet ndaj të tjerëve, të afërmit dhe shoqëria e thërrisnin “besnik”. Muhammedit (s.a.s.) filloi ti zbritej Kur’ani Kerim nëpërmjet Xhebrailit (a.s.) në fundin e Ramazanit, në Natën e Kadrit. Këto shpallje vijuan për njëzet e tre vite me rradhë. Ajetet u mësuan përmendësh, u shkrujtën, u rradhiten në formë libri dhe në këtë mënyrë u mundësua ruajtja e tyre në formën që muslimanët i lexojnë sot.
Muslimanët, krahas Kur’anit ndjekin edhe hadithet e Pejgamberit (s.a.s.) dhe praktikën e tij, që në tërësinë e tyre përbëjnë atë që quhet Sunnet. Sunneti shpjegon me hollësi se si do të falet namazi, si do të merret abdesti, si do të kryhet haxhi, si dhe çdo adhurim tjetër i cili ka të bëjë me besimin në një Krijues. Sunneti përfshinë gjithashtu fjalët dhe sjelljet e Pejgamberit (s.a.s.), ashtu siç janë transmetuar nga njerëzit e asaj kohe. Hadithet, përveçse u mësojnë besimtarëve si të jetojnë besimin e tyre, kanë gjithashtu edhe rolin e udhëzuesit fetar.
1