Shpëtimi në këndvështrimin Islam
Sipas Islamit të gjithë njerëzit lindin pa gjyhane dhe gjithashtu nuk ka gjynah fillestar. Çdo individ është përgjegjës për veprën e vet dhe askush nuk ngarkohet me gjynahun e tjetrit (En’am: 164). Vetëdija e ekzistencës së Allahut është e ngulitur tek çdo njeri, prandaj çdo njëri prej nesh lind me natyrshmëri islame (fitra). Çdo individ, i cili vjen në këtë jetë me natyrshmëri islame, ka përgjegjësinë personale të njohë Allahun dhe të pastrojë zemrën nga ligësitë. Allahu është i Plotfuqishmi apsolut dhe askush përveç Tij nuk ka veti të shpëtojë apo të dënojë, a të shpërblejë dikë tjetër.
4