Namazi dhe Ezani

Pesë kohët e namazit, janë adhurimi bazë i Islamit. Namazi fillon pas marrjes së abdestit, i cili është një parapërgatitje fizike dhe shpirtërore për të. Namazi përbëhet prej disa lëvizjeve të caktuara dhe përfshinë leximin e ajeteve të Kur’anit. Pjesët e namazit quhen rekate dhe çdo namaz ka numër të ndryshëm rekatesh.
Namazi, mes nxitimit gjatë punëve të përditshme, e shpie trupin, trurin dhe shpirtin në një proçes përkujtimi dhe dorëzimi. Jep mundësinë e një rifreskimi prej preukupimeve të jetës së përditshme, si dhe i jep kuptim aktiviteteve të tjera, duke falur qetësi. Namazi me xhemaat, të cilin muslimanët e kryejnë duke ngjitur supet me njëri-tjetrin simbolizon barazinë e të gjithë njerëzimit.
Koha e namazit llogaritet sipas lëvizjes së diellit: për shembull, koha e namazit të drekës fillon kur dielli të ketë kaluar kupën e qiellit. Për këtë shkak koha e namazit ndryshon sipas stinës dhe vendit ku personi jeton. Kështu, në mbarë botën nuk mbetet asnjë çast që nuk falet namaz. Ezani, i cili është në gjuhën arabe, thërritet përgjithësisht nga sherefeja e minares, që njerëzit të kujtojnë kohën e namazit. Këtë detyrë e kryen një muezzin, i cili zgjidhet sipas moralit dhe aftësisë për ta kënduar bukur atë. Muezzini i parë është Bilal Habeshiu, një musliman me ngjyrë nga Abisinia, i cili njihet për zërin e tij të bukur. Namazi, koha e të cilit bazohet në rrotullimin natyral të tokës, përbën për ne një programim të jetës së përditshme dhe na mundëson të afrohemi me Allahun duke tejkaluar konceptin vend-kohë.

6